Gatishmëri për bashkëpunim

Volejboll

Gatishmëri për bashkëpunim

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:50
Gatishmëri për bashkëpunim

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot ndarazi drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, kryetarin Bahri Gjinovci, nënkryetaren Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretarin e përgjithshëm, Valon Nikçi, si dhe Bordin e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK) me sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi.

Drejtuesit e FVK-së dhe FKK-së kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen në krye të KOK-ut, me shpresën dhe besimin se do të kenë bashkëpunim të frytshëm.

Krasniqi duke falënderuar krerët e të dyja federatave për vizitën, shprehu gatishmërinë se bashkëpunimi i tij dhe KOK-ut me këto federata dhe me të tjerat nuk do të mungojë, përkundrazi vetëm sa do të fuqizohet.

Nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Mimoza Shkodra Bislimi, njëherit është zgjedhur edhe nënpresidente e KOK-ut.

Nuk munguan edhe dhuratat e të dyja federatave për presidentin Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat