Elezaj: Kemi bërë historinë e klubit e të qytetit të Fushë Kosovës 

Volejboll

Elezaj: Kemi bërë historinë e klubit e të qytetit të Fushë Kosovës 

Nga: K.G. Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:29
Elezaj: Kemi bërë historinë e klubit e të qytetit të Fushë Kosovës 

Klubi i volejbollit Fushë Kosova (femrat), ka tejkaluar pritshmëritë në Kampionatin e Kosovës. 

Fushë Kosova zuri vendin e katërt dhe ishte pjesë e play-off-it.

Trajneri Istref Elezaj vlerëson lartë volejbollistet e tij për këtë sukses. 

“Duke e pasur të njohur faktin se profesioni i sportistit në prapavijë ka shumë elemente të cilat publiku shumë herë nuk i verën, pasi që është suksesi dhe emocioni i garës i cili i mbulon, ne po e përmbyllim edhe një kapitull, konkretisht një kampionat më shume sfida, ngarkesa, emocione e ndjenja ndonjëherë shumë të përziera. 

Është ky kampionati të cilin do ta mbajmë në mend përgjithmonë, pasi që kemi bërë historinë e klubit e të qytetit të Fushë Kosovës duke u renditur ndër katër ekipet më të mira të Kosovës, pra arritje deri bë gjysmëfinale në luftën për titullin kampion, si debutues në Superligën A.

Ka mjaftuar që këtyre lojtareve me ju qëndru pranë edhe me ju thanë që po është e vërtetë ajo që po e thuani "JU MUNDENI", duke i shuar zërat e kufizimit të mendjes e të mundësive, e duke i pasivizuar egot personale, duke e rritur transparencën, duke ua respektuar personalitetin, duke ua respektuar ndjenjat, e duke i falënderuar për mundin e sakrificën e vazhdueshme, për çka jam shumë krenar si trajner i këtyre lojtareve të mrekullueshme, e falënderues për besimin e tyre, edhe pse pengesat nuk ishin të vogla e as afatshkurtra, por të gjitha te tejkaluara.

Të gjitha meritat dhe lëvdatat shkojnë për këtë grup të lojtareve, falënderim ndaj Kuvendit Komunal, përkatësisht DKRS-së, për mbështetjen e vazhdueshme e në forma të ndryshme, pastaj faleminderit atyre pak bizneseve që nuk po hezitojnë që këto lojtare të kanë kushte e mundësi për suksese.

Është dashur të kemi shume energji, burim të së cilës i kemi pasur familjet dhe shoqërinë, edhe pse përveç suksesit si shpagim shumë here i kemi ngarkuar edhe me stres.

Premtojmë që edhe në sezonin e ri, ambasadori më i mirë i qytetit do të ketë kështu fytyra të buzëqeshura e suksese te reja”, ka thënë Elezaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat