Përsëritet ndeshja e ndërprerë Malisheva - Klina!

Volejboll

Përsëritet ndeshja e ndërprerë Malisheva - Klina!

Nga: K.G. Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:14
Malisheva

Komisioni i Garave i Federatës së Volejbollit të Kosovës, vendosi që ndeshja e ndërprerë mes Malishevës dhe Klina, të përsëritet.

Kjo ndeshje kishte probleme të mëdha dhe sipas drejtuesve të Klinës, volejbollistet e tyre janë sulmuar nga disa “tifozë” të Malishevës. 

“Klubi i Volejbollit Malisheva, njofton të gjithë volejbolldashësit se ndeshja e ndërprerë ndërmjet KVF Malisheva dhe KVF Klina, do të zhvillohet të enjten më datë: 15.04.2021 në ora 19:00 në Palestrën Sportive "Hysni Jetullahu" në Drenas.

Vendimi i komisionit disiplinor përveç disa ndëshkimeve për të dy klubet, ka vendosur që ndeshja të përsëritet dhe të zhvillohet në teren neutral.

Andaj pas vendimit të komisionit disiplinorë, KVF Malisheva ka bërë të gjitha përgatitjet që loja të zhvillohet në kushte optimale”, njofton Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat