Ilazi: Ne jemi Drita, ne jemi kampionë...

Volejboll

Ilazi: Ne jemi Drita, ne jemi kampionë...

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:27
Ilazi: Ne jemi Drita, ne jemi kampionë...

Drita nga Gjilani është kampion i ri i Kosovës dhe fituan titullin e pestë të pasluftës. 

Vashat nga Gjilani ishin bindshëm më të mira për gjatë gjithë kampionatit po ashtu edhe në finalen e play-off-it, ku e mposhtën në seri të fitoreve me 3:0 M-Technologie nga Prishtina. 

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, ka fjalë miradije për drejtuesit dhe volejbollistet e klubit.  

“Një ditë pas triumfit të madh, tash rezonoj më njerëzishëm dhe pas festës së madhe, është koha të kthejmë kokën e të shikojmë miqtë, partnerët e kontribuesit, që rrugëtuan së bashku me ne drejt titullit të pestë.

Dedikimet, sa më të shkurtra, kanë kuptim dhe depërtojnë më lehtë te njerëzit dhe audience.

Por, më besoni se sot, më së vështiri e kam të shkruaj shkurt, sepse e shkurtë nuk ishte as rruga jonë deri te titulli, e as lista e njerëzve që kontribuan dhe na qëndruan afër në këtë mision

Po e filloj me: “Ne jemi Drita, ne jemi kampionë...”

Së pari dua ta fillojë me ata që na munguan më së shumti në këtë edicion, e posaçërisht në këtë finale …. “INTELEKTUALET”...

…nuk kishte hijeshi, motiv e as bukuri të kësaj loje pa Ju!!!
Urime ju qoftë edhe ky titull, o zemërbardhë o jetë kaltër…
Titulli u rikthye te vendi vet…

Prapë aty rrin më së bukuri, aty ku e deshtëm dhe punuam nga 5 orë në ditë, kokë ulur e me sakrificë, vetëm që ky titull të vije te ne!!!

Më besoni, se nuk ishte aspak e lehtë, ishte vit shumë i vështirë e me shumë sakrifica... 
Përkundër vullnetit, potencialit të madh dhe dëshirës së jashtëzakonshme, të trija këto nuk do të mjaftonin pot ë mos ishte ndihma e madhe e Presidentit tonë Kupi Shabani.

President, JEMI KAMPIONË, 3 x 3:0... kështu e ke dashur, e kjo e arsyeton çdo kontribut tëndin, besojmë!? Sepse kështu na përkrahe, pa hezitim, pa kufizime, vetëm që të ishim bindshëm më të mirët!!!

Kampione Adelajda Fran Prenga, Valmira Ramadani, Dhuratë H. Sylejmani, Fjolla Hyseni, Blinera Jaha, Elvira Bajraktari, Lorina Mehmeti, Vlora Berisha, Fjolla Shabani, Ivelina Avramova, Altuna Ibrahimi, Agnesa Hajdari, Megi Bislimi, Valbona Shabani, Blloku Ergysa ….jam gjithë jetën fans i juaji.

JU JENI IDHUJT E MI….kurrë nuk u ndalët, kur nuk e dëgjova fjalën JO, për çdo kërkesë timen, por ju vetëm zgjodhët punën e disiplinën.

Kurrë nuk e bëtë aq që nuk është sportive .... ju jeni vërtetë KAMPIONE NË FUSHË – KAMPIONE NË JETË!
Trajnerët kampionë Fatlum Hajrizi, Valmir Demi, Liridon Krasniqi, me Ju gjithçka ka qenë me e lehtë, e puna na u shpërblye!
E lashë për fund, por jo më pak i rëndësishëm.

Një njeri që nuk mund ta harrojmë në këtë letër falënderimi është Arbër R. Ismajli.

Njeriu që i plotësonte kërkesat e nevojat tona, shpesh edhe pa I kërkuar….
I nderuar kryetar z. Lutfi Haziri, Arbërin e ke bashkëpunëtorin më të mirin dhe këtu ta kam zili! 

Faleminderit Lutfi Haziri, Faleminderit Arbër Ismajli, 
Faleminderit Deniza N Limani, 
Faleminderit Komuna ime, 
Faleminderit qytetarë të Gjilanit dhe mbështetës të Dritës.
Koha për festë mbaroi, ne prej sot i përvishemi punës për misionet dhe sfidat e reja që na presin, duke mos u ndalur asnjëherë t’ju bëjmë krenarë”, ka shkruar Ilazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat