Kryetari Haziri priti në takim ‘vashat e arta të Gjilanit’ – KV Drita

Volejboll

Kryetari Haziri priti në takim ‘vashat e arta të Gjilanit’ – KV Drita

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:37
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur volejbollistet e KV Drita, në krye me trajnerin Lorik Ilazi, pasi ditë më parë u shpallën kampione të Kosovës për edicionin 2020/2021.

Kryetari Haziri, pasi i uroi volejbollistet për suksesin, theksoi se këto janë vashat e arta dhe krenaria e Gjilanit.

“Këto janë vashat e arta dhe krenaria e qytetit të Gjilanit. Mbështetja e Komunës së Gjilanit do të jetë maksimale. Do t'ju qëndrojmë afër gjatë gjithë kohës, me të gjitha mundësitë insitucionale. Falëmnderit Lorik Ilazi dhe volejbollisteve që rikonfirmuan se Gjilani është kryeqendër e sportit”, tha kryetari Haziri.

Ndërkaq, kryetrajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat