Kosova pa asnjë set të fituar në Evropian

Volejboll

Kosova pa asnjë set të fituar në Evropian

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:58
Kosova pa asnjë set të fituar në Evropian

Kosova po kërkon të paktën të fitojë një set në kualifikueset për Kampionatin Evropian (femrat) në volejboll.

Kombëtarja po vazhdon me kujdes ta ruajë formën dhe shëndetin e secilës prej lojtareve.

Puna me topa e ka karakterizuar stërvitjen e sotme, pas analizës që i është bërë Sllovakisë.

Sonte nga ora 20:30, Kosova ndeshet me sllovaket, që nga 4 ndeshje, i kanë po aq fitore dhe e kryesojnë grupin. Kosova deri me tash ka zhvilluar katër ndeshje, të gjitha i ka humbur me rezultat 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat