Shqipëria e mbyll Europianin me humbje

Volejboll

Shqipëria e mbyll Europianin me humbje

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:55
Shqipëria e mbyll Europianin me humbje

Gjashtë ndeshje dhe gjashtë humbje për kombëtaren e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që luajti për dy javë me radhë në eliminatoret e Europianit 2021. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Jani Melka ishte në Grupin E eliminator, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë e Zvicrën, ndaj të cilave humbi nga dy herë.

Mbrëmjen e sotme, kombëtarja luajti ndeshjen e fundit, atë ndaj Zvicrës, ku u mund 3-1. Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke fituar 27-25 setin e parë, por nuk arriti ta ruajë këtë ritëm deri në fund. Zvicra fiton me lehtësi dy setet e tjera, 25-15 e 25-19, duke përmbysur shifrat.

Mjaft i fortë seti i katërt, ku duelohet deri në fund, por zviceranët fitojnë 25-23 e krejt takimin 3-1. Kjo përballje u luajt në Rumani, ku u zhvilluan ndeshjet e dyta në grup, ndërkohë që javën e kaluar, sfidat e para, u zhvilluan në Sllovaki. Shqipëria zuri vendin e fundit në Grupin E, duke u eliminuar.

Pavarësisht humbjeve, Shqipëria bëri një paraqitje në rritje nga sfidat e para në të dyta, ndërkohë që në këto eliminatore ndikuan edhe disa mungesa. Për më tepër, që kombëtarja vinte pas një mungese 2-vjeçare në eventet ndërkombëtare dhe volejbolli në Shqipëri kohët e fundit ka qenë thuajse pushim.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj, Rumani – Shqipëri, 3-0

7 maj, Zvicër – Shqipëri, 3-0

8 maj, Shqipëri – Sllovaki, 1-3

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj, Shqipëri – Rumani, 1-3

15 maj, Shqipëri – Sllovaki, 1-3

16 maj, Zvicër – Shqipëri, 3-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat