Istref Elezaj, kryetar i ri i SHGJVK-së

Volejboll

Istref Elezaj, kryetar i ri i SHGJVK-së

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:14
Istref Elezaj, kryetar i ri i SHGJVK-së

Shoqata e Gjyqtarëve të Volejbollit e Kosovës, e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, duke përzgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.

Në këtë kuvend, fillimisht të pranishmëve u është drejtuar kryetari i deritashëm Fadil Lumi.

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), me votat e kuvendarëve të SHGJVK-së, kryetar i ri është zgjedhur Istref Elezaj.

Në kryesi të kësaj shoqate janë zgjedhur edhe: Liridona Kurrumeli, Burim Zymeri, Skender Lajqi dhe Liridon Pllana. 

Punimet e kuvendit i përcolli nga afër edhe sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, i cili kryetarit të ri Istref Elezaj dhe bordit, u ka uruar punë të mbarë dhe shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat