FVK ka zgjedhur trajnerët për U-20, me post edhe Bujar Dervishaj

Volejboll

FVK ka zgjedhur trajnerët për U-20, me post edhe Bujar Dervishaj

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:22
FVK ka zgjedhur trajnerët për U-20, me post edhe Bujar Dervishaj

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën ndër të tjera mori këto: Aprovoi në parim raportin e garave për vitin 2020/2021.

Aprovoi pjesëmarrjen dhe organizimin e aktiviteteve ballkanike:  U20 meshkujt volejboll – organizimin (20-24 Korrik 2021); U20 meshkuj dhe femra në beach volley – organzimin (18-20 Gusht);  U22 meshkuj dhe femra në beach volley – organizmin (21-23 Gusht).  

Zgjodhi Komisionin Profesional në përbërje: Musa Selimi, Afërdita Sadiku dhe Bujar Dervishaj; zgjodhi Komisionin e Ankesave në përbërje: Bardhyl Ibrahimi, Armend Fazliu dhe Fidan Hamiti.

Emëroj trajnerët e kombëtares U20 (meshkujt) Faton Mustafa-selektor, Blendi Haxhikadrija-trajner; Adriatik Kajtazi-trajner. Inicoi themelimin e Akademisë për shkollimin e trajnerëve të udhëhequr nga Bujar Dervishaj. Aprovoi në parim raportin financiar për periudhën në mes të dy mbledhjeve të Bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat