Gjinovci: Kosova dha shembull të mirë

Volejboll

Gjinovci: Kosova dha shembull të mirë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:24
Gjinovci: Kosova dha shembull të mirë

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, është i kënaqur në përgjithësi me organizimin e Kampionatit Ballkanik U-20 në volejboll (meshkujt).

Ai tha se Kosova dha shembullin më të mirë.  

”Të nderuar volejbollistë e volejbolliste, trajnerë, gjyqtarë dhe punëtorë sportivë, të respektuara media, miq të volejbollit, Është kënaqësi t’ju adresohem një ditë pas përmbylljes me sukses të një tjetër gare të rëndësishme për volejbollin kosovar.

Në momentin kur Asociacioni Ballkanik i Volejbollit (BVA), ia kishte besuar FVK-së organizimin e BVA U20 Kampionatit Ballkanik, kemi qenë të përkushtuar dhe entuziastë për ta arsyetuar besimin e dhënë.

Ashtu edhe ndodhi, kur nga data 20-24 korrik 2021, patëm rastin të mirë presim 5 shtete tjera jashtë Kosovës.

Dua të përgëzoj kampionin e ri U20 të Ballkanit, Kombëtaren e Bullgarisë, që pas paraqitjeve mbresëlënëse me meritë u shpall më e mira e kësaj gare.

Pastaj medalistët e argjendtë Turqinë dhe fituesit e vendit të tretë Malin e Zi, për paraqitjet e tyre të mira, në grupmoshën U20.
Falënderim për gjitha Kombëtaret mysafire që erdhën në Prishtinë dhe ishin dëshmitare të një super organizimi, për të cilin u kujdesën super stafi, vullnetarët dhe gjithsecili nga komuniteti i volejbollit.

U jam mirënjohës dhe falënderues secilit, sepse duke dhënë shembuj të tillë, FVK-së i hapen dyert për ngjarje e sfida edhe më të mëdha.

E lashë në fund, por jo më pak të rëndësishëm, anëtarët e Kombëtares U20 të Kosovës.

Faleminderit djema për angazhimin që e treguar në fanelën e shenjtë të Kombëtares, e ju dhatë sinjale se Kosova e vogël, po bëhet gradualisht e madhe dhe se me punë e përkushtim, mund të ngritemi së bashku.

Faleminderit shumë të gjithëve e mirupafshim në një tjetër garë ballkanike, atë të beach volley, që na pret në Gusht 2021”, ka shkruar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat