Dy volejbollistet e kampiones në fuqi, Dritës nga Gjilani, të cilat janë nga shteti Shqiptar, Adelajda Prenga dhe Xhudjena Kruti, kanë arritur të fitojnë vendin e parë në turneun e beachvolley “Marmaraereglisi 2021” në Turqi.
Prenga dhe Kruti në finale u ballafaquan me ekipin e Spanjës, ku fituan me rezultat 2:0.
Amerikanet janë renditur në pozitën e tretë në këtë turne.

Kruti është edhe studente e fakultetit edukimit dhe sportit dhe përfaqëson edhe Universitetin në gara të ndryshme.

“Bota sot”: Sa ekipe morën pjesë?
Xhudjena Kruti: Nga 8 ekipe ne kemi dal te parat. Kishte ekipe nga Turqia, Spanja, Amerika, Shqipëria dhe Kosova.
“Bota sot”: Sa ishte i vështirë triumfi?
Xhudjena Kruti: Spanja ishte ekip shumë profesionist dhe me përvojë dhe me rezultat shumë të ngushte kemi fituar, setin e parë 21:19, setin e dytë 22:20.

“Bota sot”: Ku ishin përparësitë?
Xhudjena Kruti: Ne jemi të dyja lojtare shumë luftarake dhe kemi luajtur me zemër, kjo ishte përparësia jonë, e deshëm fitoren më shumë se ato.