Tara: Viteve të fundit është shtuar rivaliteti në Kampionatin e Kosovës 

Volejboll

Tara: Viteve të fundit është shtuar rivaliteti në Kampionatin e Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:17
Tara: Viteve të fundit është shtuar rivaliteti në Kampionatin e Kosovës 

Ergon Tara është prej volejbollistëve më të mirë në Kosovë dhe me lojërat e tij të shkëlqyeshme, ka rënë në sy edhe tek disa ekipet e shteteve të rajonit. 

Volejbollisti që luan me sukses në petkun e Prishtina Volley për dy vite rresht, flitet se po kërkohet nga kampioni i Maqedonisë së Veriut, Strumica.

Tara nuk e pohon e as nuk e mohon ofertën nga Strumica. 

Sa i përket Kampionatit të Kosovës, tha se në vitet e fundit është shtuar rivaliteti. 

“Sa i përket Kampionatit në Kosovë, viteve të fundit është shtuar rivaliteti, mirëpo pavarësisht kësaj mbetet shumë për t’u dëshiruar e në rritjen e cilësisë dhe me punën në gjeneratat e reja ku kemi shumë ngecje në kategorinë e meshkujve”, thotë Tara për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat