Berisha: Do të jetë ndeshje e vështirë në Therandë

Volejboll

Berisha: Do të jetë ndeshje e vështirë në Therandë

Nga: K.Goca Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:55
Berisha: Do të jetë ndeshje e vështirë në Therandë

Ferizaj i druhet Golden Eagle Therandës. Ndeshje që pritet me emocione nga të dy palët dhe si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra synon fitore. 

Volejbollisti me përvojë i Ferizajt, Armend Berisha, ka thënë se synojnë fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës.

Berisha nënvizon, se kjo ndeshje është e vështirë jo që luhet në Therandë por duke pasur parasysh se ky ekip javën që e lamë pas e mposhti kampionin në fuqi Pejën. Ndeshja luhet nesër në orën 18.30.  

“Pas tri xhirove me fitore besoj se do vazhdojmë edhe në xhiron e 4-të me fitore ndaj ekipit Golden Eagle Theranda.

Do të jetë ndeshje e vështirë duke bazuar në atë që Theranda bëri befasi javën e kaluar duke e mposhtur Pejën. 

Jemi të mobilizuar mirë për këtë lojë dhe i kemi synimet e qarta. 

Shpresoj shumë në fitore, mbetet të shihet të shtunën në Therandë në orën 18.30”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat