Klubet më të mira në turneun ‘Ismet Ramadani’

Volejboll

Klubet më të mira në turneun ‘Ismet Ramadani’

Nga: K.Goca Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:36
Klubet më të mira në turneun ‘Ismet Ramadani’

Të dielën e 24 tetorit do të zhvillohet turneu përkujtimor “Ismet Ramadani” në volejboll.

Klubet më të mira të volejbollit femëror do të marrin pjesë në këtë turneu, për të nderuar figurën e Ismet Ramadanit, veprimtarit të shquar sportiv dhe gazetarit sportiv deri në ditën kur edhe ndërroi jetë.

Ramadani ka qenë edhe gazetar - bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në turne marrin pjesë kampionja e Kosovës, Drita, Skenderaj, Fer Volley dhe organizatori Ferizaj.

Trajnerja e KVF Ferizaj dhe e bija Ismet Ramadanit, Arta, ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun, që fillon të dielën nga ora 10.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat