Peja ndeshet me ekipin portugez në Kupën e Evropës

Volejboll

Peja ndeshet me ekipin portugez në Kupën e Evropës

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Peja ndeshet me ekipin portugez në Kupën e Evropës

Kampioni i Kosovës, Peja, është gati për sfidën evropiane në volejboll (meshkujt).

Pejanët synojnë rezultat të favorshëm në përballje me AJ Fonte do Bastardo.

Një ndeshje e vështirë për pejanët por shpresojnë që të dalin me rezultat të favorshëm.

“KV Peja, në garat ndërkombëtare do të luaj ndeshjen e parë si nikoqir i ekipit portugez, AJ Fonte do Bastardo.

Ndeshja luhet nesër në orën 18:00 në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë.

Mbështetja juaj për ekipin e qytetit, përkatësisht fituesit të Kupës dhe kampionit të Kosovës nuk bën të mungoj”, njofton KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat