Hajdaraj: Ndeshja kundër portugezëve edhe për kritikët tanë ishte pozitive

Volejboll

Hajdaraj: Ndeshja kundër portugezëve edhe për kritikët tanë ishte pozitive

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Hajdaraj: Ndeshja kundër portugezëve edhe për kritikët tanë ishte pozitive

Kampioni në fuqi i Kosovës, Peja, përkundër humbjes me rezultat 0:3 (20:25, 15:25, 14:25) nga kampioni i Portugalisë, AJ Fonte do Bastardo, me lojë lanë përshtypje të mira dhe befasuan edhe kritikët më të mëdhenj të sportit skofiar.

Volejbollisti më përvojë dhe më i miri në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, tha se treguan angazhim të pashoq dhe shpreson se në përballjen e kthimit me 8 dhjetor, do të janë edhe me sfidues ndaj kampionit portugez.    

Peja edhe me organizim mahniti të gjithë në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales së Challenge Cup.

Image

KV Peja

Bardhyl, si e vlerësoni ndeshjen e mbrëmshme, çfarë dalloi skuadra portugeze dhe si e sheh sfidën e kthimit në Portugali?

“Ndeshja e mbrëmshme edhe për kritikët tanë ishte pozitive se le më për klubin dhe për sportdashësit. Dhuroj spektakël, aksione të mira dhe mbi të gjitha organizim në nivel evropian.

Skuadra portugeze dallon si në organikë ashtu edhe në punë. Janë kampion portugez dhe kuptohet janë ekip me pritshmëri më të larta në Evropë.

Unë besoj që ndeshja kthyese do të jetë edhe me rivalizuese edhe do të luajmë edhe me të relaksuar dhe do ti luajmë shanset tona”, thotë Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat