Skenderaj gati për sfidën e madhe: Shera Behrami, mungesë e madhe

Volejboll

Skenderaj gati për sfidën e madhe: Shera Behrami, mungesë e madhe

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Skenderaj gati për sfidën e madhe: Shera Behrami, mungesë e madhe

Klubi i volejbollit Skenderaj synon finalen e madhe të Kupës së Federatës. Volejbollistet e Skenderaj janë gati për sfidën e nesërme gjysmëfinale, kundër Fer Volley.

Ndeshja luhet në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan. 

“Nesër ekipi ynë do të luaj në gjysmëfinalen e Kupës se FVK-së ndaj një rivali të fortë i cili këtë sezon është i përforcuar fuqishëm me dy lojtare nga Kuba, një lojtare nga Gjilani dhe se fundmi me një lojtare cilësore amerikane.

Ekipu ynë këtë sezon kishte një largim dhe një prurje nga Maqedonia, ndërsa u lëndua edhe Shera Behrami, që do të jetë mungesë e madhe.

Megjithatë ne jemi shume të përgatitur dhe synojmë këtë trofe ta sjellim në Skenderaj”, njofton KVF Skenderaj.

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, ka bërë një punë të madhe, ndërsa kryetari i klubit, Agron Istogu, si gjithmonë iu krijon kushte sa më të mira volejbollisteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat