Ramadani optimiste për Fer Volleyn: Hyjmë për fitore ndaj Skenderajt  

Volejboll

Ramadani optimiste për Fer Volleyn: Hyjmë për fitore ndaj Skenderajt  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Ramadani optimiste për Fer Volleyn: Hyjmë për fitore ndaj Skenderajt  

Me padurim priten ballafaqimet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në volejboll (femrat), mes Skenderajt dhe Fer Volley, po ashtu edhe Dritës e M-Technologie.

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Valmira Ramadani, zotohet se do të jap maksimumin në fanellën e Fer Volleyt për të arritur në finale. 

Ramadani është lojtare e jashtëzakonshme, e cila në momente vendimtare e bën edhe dallimin në fushë.

Ajo e njeh fije e për pe Skenderajn dhe i di pikët e dobëta.

Megjithatë, Ramadani si gjithmonë është e matur para secilës sfidë. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan. 

 “Kampionati veç sa ka përfunduar dhe siç dihet në vend të parë është Drita, në të dytin ne me pikë të njëjta, pastaj Skenderaj dhe M-Technologie, ashtu edhe siç parashikohej që këto ekipe do të kishin fjalën kryesore në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Sa i përket ndeshjes me Skenderajn jemi të përgatitura, shumë të fokusuara e gjithë ekipi, duke filluar nga kryesia, stafi dhe bashklojtaret të cilat i përgëzoj për punën e palodhshme, në një ndeshje si kjo ku ka rivalitet nuk mund të ndjehesh edhe shumë komod por ne në fushë hyjmë për fitore dhe do të bëjmë çmos që ta arrijmë”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat