Peja dhe Ferizaj në finale 

Volejboll

Peja dhe Ferizaj në finale 

Nga: Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Peja

Peja dhe Ferizaj kanë arritur të fitojnë në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së FVK-së, duke mundur Dritën, respektivisht Lubotenin. 

Ndeshja finale do të luhet nesër me fillim nga ora 15:00, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” Gjilan. 

Peja e mposhti Dritën me rezultat 3:1, në takimin që u luajt në Gjilan. 

Ferizaj ka treguar lojë më të mirë se rivali i qytetit, Luboteni duke e mundur me 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat