Drita i gëzohet rikthimit të Vesës 

Volejboll

Drita i gëzohet rikthimit të Vesës 

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Drita i gëzohet rikthimit të Vesës 

Drita nga Gjialni, kampione në fuqi, i gëzohet rikthimit të Vesa Shabanit.

Synimi i Dritës është të mbrojë titullin e kampionit, e cila nuk do ta ketë lehtë pasi që ka për rivale Fer Volleyn, Skenderajn etj. 

“Rikthehet “Vesa”. Vesa Shabani pak dite me parë nënshkrojë për Dritën tonë duke premtuar që do të ndihmoj Dritën e vet drejt qëllimeve që ka këtë vit.

Vesa e cila kthehet në Familja Drita pikërisht aty ku filloj hapat e parë dhe fitoj çdo trofe të mundshëm me ekipin e vet Drita.

Numri 5 dhe Qendra nga Akademia Drita siç e njohin të gjithë ishte pjesë e ekipit nga Prishtina KV M-Technologie për 1 vite e gjysëm ku fitoj Kupën e Kosovës dhe tregoj vlerat e një sportiste me shkollë të fuqishme dhe karakter të sportisteje të vërtetë.

Vesa që tani sa ka mbushur 20 vjet por njihet mire në opinionin e volejbollit tonë dhe me gjerë duke qenë vazhdimisht titullare dhe e saktë në bllok e me shërbime përfekte.

Në vitin 2015 Vesa filloj te aktivizohet në ekipin e parë në pozitën qendër.

Në vitin 2017 kur u arrit mbrojtja e titullit nga Drita, Vesën e shikonim shumë here duke marr pike ne momente dhe viti 2018 dhe 2019 kur Drita vazhdojë titujt radhazi Vesa luan si titullare duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave Kampione ku atë kohë të gjitha ishin lojtare titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta.

Sot erdhi koha që Vesa të kthehet prapë në Familjen tonë.

Mirë se rikthehesh ne familje “5-qja jonë””, njofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat