Skënderbeu përmbys Partizanin

Volejboll

Skënderbeu përmbys Partizanin

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:14
Skënderbeu përmbys Partizanin

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka vijuar sot me takimet e radhës.

Në Grupin A, Skënderbeu vuajti shumë për të mundur Partizanin me rezultatin 3-2, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Të kuqtë udhëhoqën 2-0 pas dy seteve të para (25-23, 25-22), por më pas erdhi për bysja e mikeshave korçare, që fituan tri setet e tjera (25-15, 25-17, 15-13).

Këto janë dy setet e para të humbura nga Skënderbeu këtë sezon, që qëndron i treti në grup, ndërsa Partizani ruan kreun.

Fitoren e parë në këtë grup korri Flamurtari, që mundi 3-0 Mirditën (25-14, 25-7, 25-14). Po 3-1 fiton edhe Teuta, që mposhti Club Albania në Durrës (25-20, 19-25, 25-20, 25-17), një ndeshje që dhuroi emocione riavlitet në parket.

Në Grupin B, Tirana mposhti 3-0 Barleti Volley, në sfidën kryesore të këtij grupi. Dy setet e para patën disi rivalitet, ndërsa në të tretin bardheblutë dominuan e fituan thellë (25-19, 25-22, 25-12).

Jashtë fushe fiton Lushnja, që mundi 3-0 Elbasanin (25-17, 25-20, 25-19), duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Tri pikët e para në këtë event korri Korabi, që mposhti 3-1 Apoloninë (26-24, 20-25, 25-14, 25-17).

Grupi A – Dita e tretë

Teuta – Club Albania, 3-1

Flamurtari – Mirdita, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 2-3

Vllaznia (pushim)

Renditja: Partizani 7 pikë, Teuta 6 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Club Albania 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Grupi A – Dita e dytë

Elbasani – Lushnja, 0-3

Tirana – Barleti Volley, 3-0

Korabi – Apolonia, 3-1

Renditja: Tirana 6 pikë, Lushnja 6 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Korabi 3 pikë, Apolonia 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat