Barleti Volley gjysmëfinalistja e katërt

Volejboll

Barleti Volley gjysmëfinalistja e katërt

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:06
Barleti Volley gjysmëfinalistja e katërt

Kanë nisur takimet e fundit të fazës së grupeve të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Ekipi i Barleti Volley është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit i këtij turneu, pas fitores 3-0 që arriti ndaj Lushnjës.

Një përballje mes dy ekipesh rivale, që synonin vendin e dytë në Grupin B. Ndeshja e luajtur në Lushnjë pati rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej u dominua nga barletaset, që e merituan fitoren (25-22, 25-11, 25-17).

Fiton edhe Skënderbeu, 3-0 ndaj Mirditës, ndeshje e luajtur në Rrëshen. Një sfidë që ishte një stërvitore për korçaret, që patën epërsi në të trija setet (25-12, 25-7, 25-8), duke konsoliduar vendin e parë në Grupin A.

Grupi A – Java e 7-të

Mirdita – Skënderbeu, 0-3

Club Albania – Vllaznia, 15/1

Teuta – Partizani, 15/1

Renditja: Skënderbeu 17 pikë, Partizani 13 pikë, Teuta 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Club Albania 6 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Grupi B – Java e 5-të

Korabi – Tirana, 15/1

Lushnja – Barleti Volley, 0-3

Apolonia – Elbasani, 15/1

Renditja: Tirana 12 pikë, Barleti Volley 12 pikë, Lushnja 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Korabi 3 pikë, Apolonia 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat