Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit

Volejboll

Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:22
Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit

Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit (BVA).

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci i shoqëruar nga nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, do të marrin pjesë në asamblenë e përvitshme Ballkanike të volejbollit, ku do të vendoset për aktivitetet e vitit 2022, datat dhe organizatorët.

Është shumë e rëndësishme pjesmarrja në këtë asamble, pasi presidentët dhe përfaqësuesit e Federatave Ballkanike votojnë për vendimet që do të diskutohen sipas pikave të agjendës që janë caktuar paraprakisht.

Asambleja mbahet në Shkup dhe është e 23-ta rresht e organizuar nga BVA, teksa prezent do të jetë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Renato Arena dhe drejtori për zhvillim, Ozkan Mutlugil. Veç këtyre, janë konfirmuar si pjesmarrës edhe presidentët e Federatave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ante Bakovic respektivisht Metod Ropret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat