Skënderbeu s’heq dorë nga përforcimet

Volejboll

Skënderbeu s’heq dorë nga përforcimet

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:29
Skënderbeu s’heq dorë nga përforcimet

Shkon në 5 numri i lojtareve të huaja te skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra.

Pak ditë pasi zyrtarizoi afrimin e kolumbianes Esperanza Gomez, skuadra korçare ka konfirmuar afrimin e volejbollistes maqedonase Ana Fasuleva.

22-vjeçe, ajo ka luajtur me disa skuadra në rajon e së fundi me Skënderajn.

Një sulmuese, 1.80 metra e gjatë, që do të përforcojë edhe më shumë ekipin e Skënderbeut, që këtë vit pretendon për titullin.

Korçaret, këtë sezon kryesojnë kampionain të pamposhtura dhe janë kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në radhët e Skënderbeut luajnë edhe 3 lojtare të tjera të huaja, që kanë ardhur nga vendet e Lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat