Volejbolli në festë të çmendur!

Volejboll

Volejbolli në festë të çmendur!

Nga: K.G. Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:08
Volejbolli në festë të çmendur!

Federata e Volejbollit e Kosovës ka shënuar suksesin më të madh në histori të ekzistimit, duke u kategorizuar në vend të dytë në Kosovë nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe janë në festë të çmendur!  

“Tjetër lajm i jashtëzakonshëm për volejbollin kosovar.

Pas lajmeve fantastike që volejbolli kosovar mori në Asamblenë Ballkanike, vazhdimësi e zhvillimeve tjera të bujshme paraprake - si organizimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian - Federata e Volejbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të jashtëzakonshëm nga kategorizimi i sporteve që bëhet sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Ky përkushtim i vazhdueshëm i FVK-së është shpërblye me pozitën e dytë në listën e kategorizimit për vitin 2022. 
Kategorizimi u bë bazuar në pikët e fituara nga rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2021, me FVK-në që regjistroi 79.56 pikë, duke mbetur prapa vetëm sportit të xhudos. 

Për vitin 2022 do të ketë shtim të aktiviteteve dhe angazhim edhe më të madh në avancimin e volejbollit kosovar, në hap me zhvillimet e federatave të shteteve tjera evropiane. 

FVK falënderon gjithë komunitetin e volejbollit të Kosovës, i cili kontriboi në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të garave gjatë vitit të kaluar, pavarësisht situatës tejet sfiduese me pandeminë”, shkruan në faqen e Federatës së Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat