Një braziliane përforcon Fer Volley-n

Volejboll

Një braziliane përforcon Fer Volley-n

Nga: K.G. Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:03
Një braziliane përforcon Fer Volley-n

Nënkampionja vjeshtore e Kosovës, Fer Volley, përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit të elitës së volejbollit të Kosovës.

Daphinie Correa nga Brazili i bashkohet ekipit ferizajas.

“Daphinie Correa, 24 – vjeçare, 184 cm vjen nga Brazili.

Nga viti 2017 luan dhe studion në SHBA Panola College: Texas 2019/21  Florida Memorial : Miami

Vitin 2019 e mbylli si pikëshënuesja më e mirë e ekipit me 316 pikë si dhe 75 blloka

Vitin 2021 nuk u zhvilluan shumica e ndeshjeve për shkak të Covid -19 por kjo nuk e pengoi ta  mbyll sezonin po ashtu si më e mira me 143 pikë dhe 46 blloka duke e ndihmuar ekipin të radhitet në vendin e III të në tabelë.

Daphinie luan në rolin e korrektores dhe qendrës dhe ne besojmë se do jetë mjaftë e rëndësishme për skuadrën”, njofton KV Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat