Drita me përforcim spektakolar 

Volejboll

Drita me përforcim spektakolar 

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:39
Drita me përforcim spektakolar 

Kampionja në fuqi, Drita nga Gjilani, njëherësh kampionja vjeshtore, përforcohet me volejbollisten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jale Hervey. Drita me përforcim spektakolar.

Kryetrajneri Lorik Ilazi i ka synimet e qarta, të jenë sa më të fuqishëm për pjesën e dytë të kampionatit të dhe të mbrojnë titullin e kampionit. 

Lojtarja profesioniste Jale Hervey do të përforcoj sulmin e KV Drita.

Jale Hervey, lojtarja 26 vjeçare nga SHBA këtëe vit do të jetë pjesë e Dritës duke përforcuar pozitën 4 të ekipit dhe sulmin anësorë.

Jale njihet si lojtare profesioniste e cila në ligën më të fortë amerikane  arriti 1000 pikë në sulm duke marr shpërblimin si lojtarja ndër më të mirat në sulme.

Jale ka luajtur edhe në Evropë në liga profesioniste duke treguar se është lojtare e cilësisë së lartë e me kërcyeshmëri dhe sulme të fuqishëm”, njofton KVF Drita.

Karriera e Jale Hervey:

2017 UCF Volleyball - SHBA
2017-2018 Oriveden Ponnistut - Finlandë
2018-2019 Olympiada Neapolis VB - Qipro
2019-2022 SHBA
2022 KV DRITA Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat