Reprezentuesja e Shqipërisë, lojtarja më e mirë i bashkohet kampiones së Kosovës 

Volejboll

Reprezentuesja e Shqipërisë, lojtarja më e mirë i bashkohet kampiones së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:53
Klonarda Nezaj e Lorik Ilazi

Drita nga Gjilani përforcohet me super lojtaren shqiptare, Klonarda Nezaj.

Me këtë përforcim bëhen gjithnjë e më të frikshëm për rivalet që luftojnë për titullin e kampiones. 

Drejtuesit e Dritës me kryetrajnerin Lorik Ilazi, pas shumë negociatave më në fund e bindën Klonarda Nezajn që t’ju bashkohet radhëve të tyre.

Image

Klonarda Nezaj

Ekipit tonë i bashkangjitet lojtarja e spikatur shqiptare, qendra e mirënjohur e Kombëtares së Shqipërisë, Klonarda Nezaj.
Nezaj karrierën e saj e fillojë në Shqipëri në moshën 13 - vjeçare pikërisht të KS Tirana për të vazhduar në shumë ekipe shqiptare me një ecuri të shkëlqyer duke fituar 7 tituj kampion dhe po ashtu edhe 7 Kupa të Shqipërisë dhe duke qenë për shumë vite lojtare titullare në Kombëtaren e Shqipërisë, ku lirisht mund te thuhet se Narda është një nga qendrat më të mira që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Klonarda Nezaj e lindur në vitin 1988 me një eksperiencë të madhe vjen këtë vit në Kosovë duke veshur fanellën e Dritës për të vetmin qëllim që të ndihmojë Dritën drejt qëllimeve që ka”, njofton KVF Drita.

Karriera e Narda Nezaj:

2005-2009 SK Tirana Volley 
2009-2010 Hagerstown CC
2010-2011 Minatori Rrëshen
2011-2013 SK Tirana Volley
2013-2015 Barleti Volley
2015-2016 SK Tirana Volley
2017-2018 Partizani Volley
2018-2019 Mirdita Volley
2019-2021 Partizani Volley
2022 KV DRITA, Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat