Një braziliane e spikatur në Dritë

Volejboll

Një braziliane e spikatur në Dritë

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:06
Laisa Maeda

Drita nuk ndalet me përforcime cilësore nga shtetet e jashtme, pas Klonarda Nezajt e amerikanes Jale Hervey, përforcohen edhe me volejbollisten braziliane Laisa Maeda.

Drita kurrë nuk ka qenë më e kompletuar dhe më e fuqishme, me misionin e saj të qartë: T’i fitojnë të gjitha trofetë në Kosovë dhe Ligën Unike Kosovë – Shqipëri.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, trajneri më i suksesshëm në Kosovë në 22 vitet e pasluftës, po e ndërton një Dritë të jashtëzakonshme.

Image

“Brazilianja Laisa Maeda këtë vit do të jetë dritase.

24 – vjeçarja, Laisa luan në pozitën e pasueses këtë vit dhe do të jetë pjesë e Dritës.

Laisa ka një përvojë të madhe në Brazil, Amerikë dhe së fundi në Evropë, tani duke luajtur nëpër shumë ekipe me renome vjen për të përforcuar KV Dritën për garat që e presin”, njofton KVF Drita.

Karriera e Laisas:

2010-2013 ACD Bradesco - Brazil
2013-2014 Sesi-SP - Brazil
2014-2015 Volei Taubate - Brazil
2015-2017 Sao Bernardo Volei - Brazil
2017-2019 Indian Hills CC - USA
2019-2021 California State Univ. Los Angelos - USA
2021-2022 CD Aves - Portugali
2022 KV DRITA Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat