Erzeni dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të Kupës

Volejboll

Erzeni dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të Kupës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:44
Erzeni dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të Kupës

Në Korçë dhe Tiranë janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ku fitues kanë dalë Erzeni dhe Tirana.

Erzeni fitoi 3-0 në Korçë ndaj Skënderbeutr, në një sfidë kryesisht të dominuar nga shijakasit (25-19, 25-20, 27-25). Më përjashtim të setit të tretë, që pati rivalitet, dy setet e para u dominuan e fituan pa shumë probleme nga shijakasit.

Më e bukur sfida e luajtur në kryeqytet, derbi mes Tiranës e Partizanit, fituar 3-0 nga bardheblutë (25-20, 25-23, 25-22). Ndeshje e ekuilibruar në të trija setet, por me kalimin e minutave Tirana shkëputej dhe fitoi me meritë, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.

Më 15 shkurt do të luhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë për meshkuj.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Skënderbeu – Erzeni, 0-3

Partizani – Tirana, 0-3

Erzeni – Skënderbeu, 15 shkurt

Tirana – Partizani, 15 shkurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat