Lorik Ilazi: Drita e sotme ka më shumë cilësi se ajo e vitit 1997

Volejboll

Lorik Ilazi: Drita e sotme ka më shumë cilësi se ajo e vitit 1997

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:05
Drita e vitit 2022, në këmbë Albin Rexhepi, Fatlum Hajrizi, Vlora Berisha, Jale Hervey, Klonarda Nezaj, Vesa Shabani, Megi Bislimi, Loresa Avdyli, Ipek Vural, Leonita Hoxha. Ulur: Laisa Maeda, Agnesa Hajdari, Xhudjena Kruti, Adelajda Prenga, Altuna Ibrahimi

Drita nga Gjilani është prej ekipeve më të mira në vitet e pasluftës.

Vashat e Dritës po e dominojnë kampionatin dhe janë favorite për të fituar titullin e kampiones.

Lorik Ilazi, kryetrajner, po i thyen të gjitha rekordet në sportin skofiar në konkurrencën e femrave.

Image

Drita e vitit 1997: Ulur nga e majta: Ariana Sherifi, Kadrije Tosuni, Ganimete Gërbovci, Donika Gashi dhe Fitorja.
Në këmbë nga e majta: Ibadete Keka, Qitabije Huruglica, Mimoza Shkodra, Brestofci, Shemsije Aliu, Lumnije Huruglica dhe Adelina

Ai me Dritën deri me tash 5 herë ka fituar titullin në vitet e pasluftës. 

Lorik Ilazi e thotë hapur se Drita e sotme është një ekip më shumë cilësi se ajo e vitit 1997. Ai e ka shpjeguar edhe pse është më me shumë cilësi.  

“Volejbolli ne vitin 1997 dhe tani ka shume ndryshim.

Ne vitin 1997 është punuar 2 herë dhe maksimumi 3 herë në jave, kurse tani punohet 8-10 herë në javë.

Kjo gjeneratë 1997 ka qenë më shumë talente dhe lojtare cilësore por për atë kohë!

Tani gjenerata e re ka super lojtare të talentuara dhe shumë prurje nga vendet tjera që e bënë Dritën një ekip më shumë cilësi", thotë Ilazi për gazetën "Bota sot".

Drita ka fituar 18 trofe me Lorik Ilazin

Kampion:

2020/2021

2018/2019

2017/2018

2016/2017

2015/2016

Kupa e Kosoves

2020

2017

2016

2015

2014

Kupa e FVK

2018

2017

2016

2015

Superkupa

2021

2019

2018

2015

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat