Erzeni mposht Vllazninë, kap Tiranën në krye të renditjes

Volejboll

Erzeni mposht Vllazninë, kap Tiranën në krye të renditjes

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Erzeni mposht Vllazninë, kap Tiranën në krye të renditjes

Është mbyllur java e 13-ë e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur dy sfidat e prapambetura.

Erzeni fitoi 3-0 (25-20, 25-17, 25-19) ndaj Vllaznisë, duke iu bashkuar Tiranës në krye të renditjes. Një ndeshje e dominuar nga shijakasit, ndjeshëm më superiorë në parket ndaj Vllaznisë, duke e merituar fitoren.

3-0 fiton edhe Elbasani, që mundi në Durrës ekipin e Teutës (25-19, 25-16, 25-21), duke marrë tri pikë që e afrojnë me zonën play off. Elbasani e komandoi gjatë gjithë kohës takimin, duke qenë me lart se durrsakët.

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Farka Volley – Tirana, 0-3

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Teuta – Elbasani, 0-3

Erzeni – Vllaznia, 3-0

Studenti (pushim)

Renditja: Tirana 30 pikë, Erzeni 30 pikë, Partizani 28 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Elbasani 16 pikë, Teuta 12 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 10 pikë, Farka Volley 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat