Fiton edhe Vllaznia

Volejboll

Fiton edhe Vllaznia

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:27
Fiton edhe Vllaznia

Ka nisur java e 12-të e Superligës në volejboll për femra, ku janë luajtur dy takimet e para.

Tirana fitoi 3-0 ndaj Partizanit kampion, në një ndeshje të dominuar nga vajzat bardheblu. Partizani është ende shumë larg asaj që pritet, duke mos qenë në gjendje të rivalizojë, pavarësisht përforcimeve që bëri në merkaton e dimrit.

Tirana pati gjatë gjithë kohës epërsi, duke i fituar setet me diferencat: 25-17, 25-22 dhe 25-19. Falë këtij triumfi, bardheblutë barazohen me pikë me Skënderbeun në krye të renditjes.

Fiton edhe Vllaznia, që mundi 3-0 Apoloninë, një takim që ishte një formalitet për mikeshat nga Shkodra. Në ët trija setet dominoi Vllaznia (25-17, 25-18, 25-13), që tashmë synon vendin e katërt në renditje.

Superliga-Femra, java e 12-të

Apolonia – Vllaznia, 0-3

Tirana – Partizani, 3-0

Lushnja – Barleti Volley, 13 mars

Skënderbeu – Flamurtari, 13 mars

Renditja: Skënderbeu 30 pikë, Tirana 30 pikë, Barleti Volley 24 pikë, Vllaznia 23 pikë, Partizani 19 pikë, Lushnja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat