Kampionja shembet nga Fer Volley

Volejboll

Kampionja shembet nga Fer Volley

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:13
Kampionja shembet nga Fer Volley

Drita e Gjilanit kokulur nga Ferizaj! Fer Volley ka shënuar fitore me rezultat 3:1 (25:23, 26:24, 23:25, 25:19) ndaj kampiones në fuqi Dritës, në ndeshjen e elitës së volejbollit të Kosovës.

Vashat ferizajaset treguan lojë më të mirë duke arritur tre pikë, ndërsa Drita zhgënjeu me paraqitje. Kampionja shembet nga Fer Volley.

Dy setet e para dramë në vete, sidomos i dyti por që përfunduan në favor të ferizajasve me rezultat 25:23 përkatësisht 26:24. 

Në setin e tretë Drita për një nuancë ishte më e mirë (23:25), por në setin e katërt Fer Volley triumfon me 25:19 dhe rezultat të përgjithshëm 3:1. 

Edon Ibrahimi, kryetrajner i fer Volley, shrçeh i lumtur për lojën e vashave të tij dhe fitoren e madhe. 

“Një Fer Volley që, një Fer Volley që nuk u dorëzua për asnjë moment dhe me plot meritë arritëm fitore ndaj një kundërshtari të vështirë si KV Drita!

Gjithsesi kjo nuk është më e mira që ky ekipe mund ta performoj, ne do të punojmë edhe më shumë për të rritur performancen dhe ti arrijmë objektivat e klubit.

Faleminderit të gjithë atyre që ishin sot në përkrahje të klubit, faleminderit gjithashtu të gjithë donatorëve që po e përkrahin klubin”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat