Përcaktohen gjysmëfinalet play off

Volejboll

Përcaktohen gjysmëfinalet play off

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:55
Përcaktohen gjysmëfinalet play off

Pas përfundimit të fazës çerekfinale play off në volejboll për femra janë përcaktuar 4 skuadrat që avancojnë në gjysmëfinale. Skënderbeu e Tirana ishin kualifikuar direkt, ndërsa dy ekipet e tjera që erdhën nga çerekfinale janë Barleti Volley dhe Partizani, që eliminuan respektibisht Lushnjën dhe Vllazninë.

Pas përcaktimit të 4 skuadrave më të mira zyrtarizohet edhe shorti i gjysmëfinaleve. Sfida e parë është Skënderbeu-Partizani, ku skuadra e kuqe, kampione në fuqi, do të synojë mbrojtjen e titullit ndaj rivaleve korçare, që u renditën në vendin e parë. Dueli tjetër është derbi kryeqytetas Tirana-Barleti Volley.

Skuadra e Teutës, që këtë sezon luajti në Kategorinë e Parë, sezonin e ri do të ngjitet në Superligë, ku do të zërë vendin e Flamurtarit. Vlonjatet u renditën të fundit dhe zbresin automatikisht në Kategorinë e Parë.

Ndërsa durrsaket, pasi zunë vendin e parë në grup, fituan edhe dy sfidat play out me Club Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat