Vllaznia - Skënderbeu, luhet nesër

Volejboll

Vllaznia - Skënderbeu, luhet nesër

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:56
Vllaznia - Skënderbeu, luhet nesër

Superliga e volejbollit të meshkujve do të nisë sot takimet e javës së 18-të, javë që shënon edhe fundin e sezonit të rregullt.

Tashmë janë përcaktuar zyrtarisht ekipet që do të shkojnë në “play off”, të cilat janë Tirana, Partizani, Erzeni, Skënderbeu, Elbasani dhe Vllaznia.

Bardheblutë e Arben Sakos kanë siguruar biletën direkt për në gjysmëfinale, ndërsa ekipi i dytë gjysmëfinalist do të jetë mes “demave” të Ylli Tomorrit dhe shijakasve.

Takimet e fundit do të shërbejnë për të përcaktuar renditjen finale, nga e cila do të dalin edhe përballjet e fazës para “play off”.

Kështu, në orën 18:00 Partizani luan në transfertë kundër Farkës dhe në të njëjtën orë Erzeni pret Studentin.

Nesër në orën 11:00 vijohet me ndeshjen Vllaznia - Skënderbeu, ndërsa në 18:00 luhet takimi Tirana-Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat