Kastrioti shpallet kampion në Superligën B 

Volejboll

Kastrioti shpallet kampion në Superligën B 

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:24
Kastrioti shpallet kampion në Superligën B 

Gara interesante u zhvilluan edhe në Superligën B të Kosovës në volejboll (femrat), ku Kastrioti doli më i suksesshëm.

Kastrioti synon që në edicionin e ardhshëm të ndërtojë një ekip më të fortë dhe të kërkojë titullin në Superligën A.  

“Kastrioti shpallet kampion në Superligën B, femrat. 

Ekipi nga Ferizaj mposhti në xhiron e fundit Prishtinën, për t'u shpallur kampion i ligës.

Kastrioti e mbyll fushatën me 15 pikë në total, në vendin e parë. Këtë sezon Superligës B i bashkohen dy ekipe nga Liga e Parë, duke e çuar në tetë numrin e skuadrave pjesëmarrëse, për të luftuar sezonin e ardhshëm për avancim në Superligën A.

Medaljet për vashat e Kastriotit i ndau anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Mehani”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat