Golden Eagle Theranda bindshëm, Lacaj: Ndeshja e radhës është në Lipjan

Volejboll

Golden Eagle Theranda bindshëm, Lacaj: Ndeshja e radhës është në Lipjan

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:51
Golden Eagle Theranda bindshëm, Lacaj: Ndeshja e radhës është në Lipjan

Golden Eagle Theranda ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Skënderbeut nga Kraishta e Lipjanit, në ndeshjen e Superligës A të Kosovës në volejboll.

Golden Eagle Theranda arriti pikë të plota, ndërsa rivali u përpoq por sukses.

Trajneri i Skënderbeut, Imri Lacaj, pas humbjes, tha: “Loja ishte fenomenale, referimi ishte korrekt.

Ne falënderojmë stafin e lojtarët e Golden Eagle Theranda për  sjellje e lojë të bukur. 

Ndeshja e radhës është në Lipjan, ku e presim Dritën nga Gjilani, lojtarëve tanë ju dëshirojmë sukses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat