Dritën vetëm fitorja e mban në garë

Volejboll

Dritën vetëm fitorja e mban në garë

Nga: K.G. Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:21
Dritën vetëm fitorja e mban në garë

Drita e Gjilanit mobilizohet për sfidën e dytë të gjysmëfinales së Play-Off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).

Drita synon fitore ndaj Pejës dhe të barazohet në seri të fitoreve, pasi që sfidën e parë e humbi me 3:1.

“KV Drita luan ndeshjen e 2-të gjysëmfinale të play-off-it në Superligen e Volejbollit A, nesër në Gjilan nga ora 20:30 kundër kampionit aktual, KV Peja.

Djemtë e Dritës kanë nevojë për përkrahje maksimale për këtë ndeshje dhe ftojmë të gjithë qytetaret e Gjilanit dhe tifozët “Intelektualët” të jenë prezent në palestren e sporteve, “Bashkim Selishta – Petriti”.

Kjo skuadër me moshën mesatare më të re nga gjitha skuadrat tjera pjesëmarrëse në Superligë e meriton një përkrahje për arritjet dhe paraqitjet në parket, pasi së bashku jemi më të fortë”, - njofton KV Drita.  Dritën vetëm fitorja e mban në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat