Luboteni, siguron finalen e madhe

Volejboll

Luboteni, siguron finalen e madhe

Më: 23 prill 2022 Në ora: 23:59
Luboteni, siguron finalen e madhe

Luboteni, në palestrën ‘Bill Klinton’, ka mposhtur Ferizajn edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, që u zhvillua të shtunën mbrëma në Ferizaj.

Vendësit treguan paraqitje impresive edhe në takimin e dytë, duke triumfuar me rezultat të njejtë, si në të parin, 3-0 (25-21, 25-22, 25-23).

Pavarësisht rezultatit bindës në sete, Ferizaj luftoi shumë në secilin set, derisa diferenca më e madhe në pikë ishte në setin e parë - katër pikë. Setet tjera u mbyllën me tre respektivisht tre pikë diferencë mes dy ekipeve.

Sidoqoftë, Luboteni tash ndeshet me Pejën në finalen e madhe të playoffit, spektakli i së cilës fillon javën që vjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat