Shkëndija humb betejën e parë në Strumicë

Volejboll

Shkëndija humb betejën e parë në Strumicë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:24
Shkëndija humb betejën e parë në Strumicë

Volejbollistet e Strumicës 47 & 72 kaluan në epërsi, me 1-0 në fitore, në finalen e “Play off”-it në kampionatin e Maqedonisë, ku përballen me skuadrën e Shkendijës.

Në palestrën sportive “Park”, Strumica pa humbur asnjë set dhe me 3-0 mundi rivalin nga Tetova. Skuadra tetovare rezistoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por jo e mjaftueshme për të rrezikuar fitoren e vendasve.

Shkëndija humbi setin e pare me 25-20 dhe paralajmëruan se do të luftojnë deri në fund. Strumica në vazhdim me 25-18 arriti në avantazh të dyfishtë, ndërsa Shkendija ishte më afër që të fitojë setin e tretë, por me disa gabime të vogla humbi setin me rezultat 25-21.

Sfida e radhës do të zhvillohet në Tetovë, gjatë ditës së premte, ndërsa fitues është skuadra e parë e cila e para arrin deri te 3 fitore. Kujtojmë se në 9 sezonet e fundit, Strumica është kampion i volejbolit t[ë Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat