Peja fiton finalen e parë

Volejboll

Peja fiton finalen e parë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:49
Peja fiton finalen e parë

KV Peja ka bërë hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit, pasi para shikuesve të vet në Karrgaaçi, mposhti KV Lubotenin 3:1 në sete 25:13; 23:25; 25:11; 25:16.

Shijoni momentin e shënimit të pikës së fundit, kur vendoset fitorja e verdhezinjëve nga Peja.

Ishte një përballje që dukej e balancuar sidomos pas setit të dytë, por eventualisht nikoqirët arritën të konsolidohen në setet e ardhshme dhe të regjistrojnë fitoren e parë të finales së madhe.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën, më 4 maj, me fillim nga ora 20:15.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat