Peja mposht Lubotenin në ndeshjen e parë finale

Volejboll

Peja mposht Lubotenin në ndeshjen e parë finale

Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:49
Pamje nga ndeshja

Peja mposht Lubotenin në ndeshjen e parë finale të playoffit 2022, në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët u trenguan të fortë për ekipin nga Ferizaj, të cilin e mposhtën me rezultat 3-1 në sete (25-13, 23-25, 25-11, 25-16).

Ishte një përballje që dukej e balancuar sidomos pas setit të dytë, por eventualisht nikoqirët arritën të konsolidohen në setet e ardhshme dhe të regjistrojnë fitoren e parë të finales së madhe.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën, më 4 maj, me fillim nga ora 20:15.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat