Spektakli i finaleve të play-off-it

Volejboll

Spektakli i finaleve të play-off-it

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:42
Spektakli i finaleve të play-off-it

Spektakli i finaleve të play-off-it vazhdon me ndeshjen e dytë mes Lubotenit dhe Pejës, në konkurrencën e meshkujve, që zhvillohet të mërkurën.

Pejanët kanë çdo arsye të jenë të motivuar për këtë përballje, një fitore eventuale në të cilën do t'i ofronte edhe më shumë nga titulli, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 3-1 (25-13, 23-25, 25-11, 25-16) në sete.

Në anën tjetër, Lubotenin e pret një test i vështirë, por në takimin e parë dha indikacione se mund t'i shkaktojë probleme kundërshtarit me lojën e fortë që tregoi, sidomos në setin e dytë, teksa si nikoqir do ta ketë përkrahjen edhe nga tribunat.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:15, në palestrën 'Bill Klinton' në Ferizaj dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat