Fer Volley mposht Dritën

Volejboll

Fer Volley mposht Dritën

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:47
Fer Volley

Fer Volley rikthehet fuqishëm dhe mposht Dritën bindshëm në ndeshjen e dytë finale të playoffit, në konkurrencën e femrave.

Ferizajaset, të inspiruara në terren të vetë, treguan fuqinë e vërtetë dhe u rikthyen fuqishëm për të triumfuar 3-0 (25-21, 25-20, 25-20).

"Intelektualet" tentuan të bëjnë më shumë në secilin set, por e gjetën të pamundur t'i rezistojnë paraqitjes inspiruese të vendaseve. Ndeshja e tretë zhvillohet në Gjilan të shtunën, ku pritet të vazhdojë spektakli, teksa gjërat janë bërë edhe më interesante pas rezultatit të sotëm.

Takimi i tretë luhet me fillim nga ora 20:15, dhe transmetohet direkt në RTK4.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat