Ibrahimi flet pas finales së mbrëmshme

Volejboll

Ibrahimi flet pas finales së mbrëmshme

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:02
Ibrahimi flet pas finales së mbrëmshme

Drita e Gjilanit fitoi me rezultat 3:1 (7:25, 25:22, 25:16, 26:24), në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).

Ekipi i Fer Volley-t ankohet se është dëmtuar nga gjyqtarët në momentet vendimtare.

Kryetrajneri i Fer Volley-t, Edon Ibrahimi, tregon edhe momentet kur u dëmtuan sidomos te rezultati shumë i ngushtë dhe që ka ndikuar edhe në rezultat!

“Ndeshja e mbrëmshme ishte një spektakël i volejbollit por vetëm deri tek momenti i pikëve vendimtare ku gjyqtarët zgjodhën të jenë akter kryesor të kësaj super finaleje. 

Ne nuk jemi klub që kemi ardh deri këtu me ankesa apo me polemika, ama ajo qe ndodhi mbrëmë është e pafalshme ku në dy raste rezultati 22:20 dhe 24:23 gjyqtarët referojnë gjëra të cilat janë jashtë normales. 

Nuk jemi ne qe po flasim, është e gjithë Kosova që po flet për këto gabime. 

Gjithsesi nuk kemi kohë për fjalë kemi dhe një ndeshje tjetër e cila është jetike për ne. 

Gjithsesi i urojmë fitoren Dritës dhe shihemi në sfidën e radhës në Ferizaj.

Gjithsesi urojmë Dritën për fitoren pasi zhvilluan ndeshje fantastike dhe shihemi në sfidat e radhës”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Drita udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 2:1. Ekipi me tri fitore shpallet kampion i ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat