Blinera rikthehet të Drita

Volejboll

Blinera rikthehet të Drita

Nga: K.G.. Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:10
Blinera rikthehet të Drita

Volejbollistja Blinera Jaha rikthehet në radhët e kampiones Dritës së Gjilanit.

Blinera luan në pozitën e korrektores dhe rikthimi i saj në radhët e gjilanasve, i bën edhe më të forta për edicionin e ri.

Kryetrajneri Lorik Ilazi ndihet i lumtur që pas një kohë e riktheu në ekip Blinerën e cila së fundi ka luajtur për Fer Volleyn e Ferizaj.

“Rikthehet ‘Mica’.

Blinera Jaha nënshkroi për Dritën tonë.

Blinera te cilën e gjithë Familja Drita e njeh me nofkën “Mica” rikthehet në shtëpinë e vet, aty ku fitoj gjithçka, aty ku u rritë, aty ku fitohen titujt e Kupat.

Pas një viti larg familjes së vet Drita dhe pas një super paraqitje në ekipin e Fer Volley nga Ferizaj numri 6 është prapë të ulësja vet në shtëpinë e vet.
Blinera që tani sa ka mbushur 24 vjet por njihet mirë në opinionin e volejbollit të Kosovës dhe me gjerë duke qenë anëtarë e vazhdueshme e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë, si dhe pjesë e Dritës me të cilën arriti 5 tituj kampion si dhe shume Kupa,  gjithmonë titullare. 

Në vitin 2014 kur Drita filloj epokën e fitoreve të kupave ‘Mica’ ishte vetëm 16 - vjeçare dhe ju besua e gjithë finalja ‘Mica’ nuk dëshpëroj, por bashkë me shoqet sollën trofeun e parë në Gjilan… dhe nga ajo kohë nis dominimi i Dritës ku së bashku me Blinerën u arritën edhe 17 kupa të tjera rresht.
Sot erdhi koha që Blinera të kthehet prapë në Familjen tonë”, n
jofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat