Raçi vazhdon me Fer Volleyn

Volejboll

Raçi vazhdon me Fer Volleyn

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 22:47
Raçi vazhdon me Fer Volleyn

Ekipi i Fer Volley ka ambicie të mëdha për edicionin e ri 2022-2023 në elitën e volejbollit të Kosovës. 

Synimi i ferizajasve është që të ruajnë edhe skeletin e volejbollisteve dhe po ashtu edhe të përforcohen me ndonjë volejbolliste. 

Faqja zyrtare e klubit njofton se me Raçin kanë vazhduar edhe për një vit.

 “Gresa Raçi e para!

Sot është arritur marrëveshje me liberon Gresa Raçi e cila në sezonin e fundit tregoi paraqitje fantastike nga ku edhe  u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit. 

Gresës o urojmë shëndet dhe na priftë e mbara”, njofton KVF Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat