Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani e Valmira Ramadani

Volejboll

Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani e Valmira Ramadani

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:20
Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani e Valmira Ramadani

Krerët e FVK-së përcjellin ekipet kosovare drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellur ekipet e Kombëtares, në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon çifti Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami.

Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi u kanë uruar fat ekipeve dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të gjithanshme në ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë garë.

Kujtojmë se garat, në të dy konkurrencat, zënë vend mes datave 23-26 qershor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat