Aliu: Vajzave kampione, do t

Volejboll

Aliu: Vajzave kampione, do t

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:52
Aliu: Vajzave kampione, do t

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, priti volejbollistet, të cilat po garojnë me sukses në sportin e Beach Volleyt.

Ai i përgëzoj për sukseset që po shënojnë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres sot, vajzat kampione të Kampionatit U20 në Beach Volley, Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu, ku në finale arritën edhe vajzat Agnesa Koxha e Laura Zeneli, gjersa nga ekipi debutues vajzat Legjenda Sejdiu e Bardha Kurti, zunë vendin e pestë nga 15 ekipe pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Përgëzime ekipit dhe trajnerëve Vildane Jashari e Kujtim Ilazi, për sukseset e treguara, për të cilat do t'i ofrojmë mbështetjen tonë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat